Lajme

613 kg kokainë, shtyhet sërish seanca për Arbër Çekajn

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore te Krimet e Rënda për biznesmenin Arbër Çekaj dhe 2 të pandehurve të tjerë të akuzuar për trafikun e 613 kilogramë kokainë të kapur në Maminas.
Sot pritej të lexohej pretenca e Prokurorisë, por seanca është shtyrë pasi mungonin avokatët e Donald Lushaj dhe Armando Pezaku.
Avokati Maksim Haxhiaj ka dorëzuar kërkesën për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore. Seanca e radhës do të mbahet më 8 nëntor.
Arbër Çekaj, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë u ekstradua nga Gjermania drejt Shqipërisë më 19 shtator.
Në shkurt të vitit të kaluar në një operacion me Doganat, Policinë e Shtetit dhe partnerët ndërkombëtarë në kontejnerin me banane që vinte nga Kolumbia për llogari të “Arbër Garden” u sekuestruan 613 kg kokainë.
Pronari i mallit, Arbër Çekaj, pak ditë para sekuestrimit të sasisë së kokainës u largua nga Shqipëria për të humbur gjurmët për disa ditë.
Më pas, ai u prangos nga policia gjermane në bashkëpunim me atë shqiptare në një provincë pranë Dusseldorfit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë