Lajme

Shpërndante kokainë në një lokal në Astir, në pranga 32-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi shpërndante lëndë narkotike në një lokal në zonën e Astirit.
Policia bën me dije se ka përfunduar në pranga shtetasi me inicialet A. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.
32-vjeçari është kapur në flagrancë në një lokal në zonën e Astirit, me doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, të cilat do ua shiste klientëve që frekuentonin këtë lokal.
Gjatë kontrollit në banesën dhe në mjetin e tij, policia i ka gjetur një tjetër sasi me lëndë narkotike të llojit kokainë, përzierës lënde narkotike dhe peshore elektronike. Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
60.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë; dy shishe me përzierës lënde narkotike; peshore elektronike; dy aparate celulare.
Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë