Lajme

Bulqizë, përfshihen nga zjarri 50 ha pyll

Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet me dushqe në qytetin e Bulqizës.
Mësohet se zjarri ka përfshirë këtë zonë që ditën e djeshme në vendin e quajtur “Shala e Pepës” mbi fshatin Koçaj dhe është drejtuar drejt masivit pyjor të Balgjajt.
Të dhënat paraprake thonë se sipërfaqja e përshkuar deri tani është rreth 50 ha dushqe e ah.
Ndërkohë prej dy ditësh specialistët e shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Bulqizë po përballen me flakët, por e kanë pasur të pamundur neutralizimin e tyre.
Paraprakisht dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërsa policia ka nisur hetimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë