Lajme

Gjykata e Apelit liron tre banorët e Unazës

Gjykata e Apelit Tiranë ka liruar tre banorët e Astirit. Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Ilir Katiraj, Skënder Doda dhe Gramoz Shehu.
Para Gjykatës së Apelit ishin mbledhur dhe shumë banorë të Astirit, të cilët bënë thirrje që të lirohen 3 të arrestuarit, pasi sipas tyre janë qytetarë të ndershëm që kanë kundërshtuar vendimin e qeverisë për shembjen e banesave të tyre dhe kanë protestuar bashkë me shumë të tjerë.
Tre banorët janë arrestuar më 11 tetor, pasi akuzoheshin si organizatorë të bllokimit të rrugës në Unazën e Re, në protestën që zgjat prej më shumë se një viti nga banorët e kësaj zone.
Policia i arrestoi protestuesit, duke argumentuar se kishin hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Penal, që sipas uniformave blu kanë ashpërsuar dënimet për bllokimin e rrugëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë