Yjet origjinale Arnold Schwarzenegger dhe Linda Hamilton janë ribashkuar në serinë tjetër të Terminator, por do të jetë një rikthim i kotë sipas kritikut të filmave Nicholas Barber.
Pas pesë serish filmash të Terminator, yjet e skenës së Hollivudit do të na sjellin edhe një seri të gjashtë i cili quhet Terminator Dark Fate, i cili do të risjell personazhet që aq shumë i kemi dashur në seritë e mëparshme. Duke qenë kështu, të gjithë dëshirojnë të shikojnë aktorët në një moshë tjetër, të aktrojnë po me të njëjtin pasion. Arnold Schwarzenegger dhe Sara Hamilton, rikthehen përsëri për të pushtuar publikun me talentin e tyre.
Por edhe tek gjërat e bukura ka një mister. Për shumë kritikë, ashtu si edhe për Nicholas Barber, Terminator tashmë duhet të përfundojë dhe ky është misteri i filmave të bukur dhe të veçantë. Një ditë duhet të përfundojnë!
Sipas tij ribashkimi i aktorëve është një mendim i veçantë, por të pasionuarit mbas filmave kurrë nuk do të mbarojnë me pyetjet e audiencës.

“Një do të pyesë se pse objektivi i Terminator nuk është Meksikan por Amerikan, një tjetër do të thotë po sikur personi brenda terminator në filmin e ardhshëm të jetë grua dhe jo burrë, e një sërë pyetjesh të tjera, për të cilat do të duhej një listë e gjatë filmash për t’u krijuar,” shton ai.
Ai shpjegon se Terminator Dark Fate, mendohet se do të jetë një rikthim në kohë për nostalgjikët, por kjo është një seri filmash një qasje e gabuar.
“Një fillim sado i bukur të jetë gjithnjë e ka një fund. Regjisorët dhe prodhuesit e filmit e përshkruan Terminator Dark Fate, si tepër të suksesshëm, por nëse suksesi momental është e vetmja gjë që do të kemi nga ky film, atëherë pse të vazhdojmë me seritë e tij? Ky ekskluzivitet duhet të përfundojë,” shprehet Barber./BBC/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




