Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje kriminale, duke arrestuar një 22-vjeçar, i cili për shkak të konflikteve të mbartura ka goditur me mjetin e tij, qëllimisht mjetin e një tjetër shtetasi dhe më pas e ka ndjekur atë, duke e kanosur me armë zjarri.
Policia bën me dije se shtetasi me inicialet L. M., 22 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).
Siç njofton policia, 22-vjeçari ka goditur në rrugën e “Dibrës” me mjetin e tij qëllimisht mjetin që drejtohej nga shtetasi G. D., 23 vjeç. Pas përplasjes së mjeteve ky shtetas ka dalë nga mjeti, duke ndjekur dhe kanosur me armë zjarri shtetasin G. D., i cili ka arritur të largohet dhe të njoftojë policinë.
Gjatë kontrollit, Policia gjeti armën e zjarrit me një krehër me pesë fishekë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin që ky shtetas drejtonte.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprat penale “Kanosje” “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”dhe “Shkatërrim prone” në ngarkim të shtetasit L. M.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




