“Beyonce mass” quhet fenomeni më i ri që ka prekur shërbimet kishtare në Amerikë frymëzuar nga këngëtarja e njohur për lidhjen e saj me Kishën. Kjo lëvizje është fokusuar tashmë në rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e racës dhe gjinisë përmes interpretimit të grave me ngjyrë.
Në prill të vitit 2018, 900 persona iu bashkuan në mbrëmje një shërbimi kishtar në Katedralen Grace në San Francisko, e cila asnjëherë nuk kishte pasur më parë më shumë se 50 njerëz. Disa ditë më vonë videoja e kësaj shërbese u bë virale, bashkë me ftesat për grumbullime të tilla në qytete të ndryshme nga Los Anxhelos në Lisbon. Ky fenomen u quajt “Beyonce Mass”, një adhurim i besimtarëve të krishterë frymëzuar nga jeta dhe muzika e Beyonces.

Tashmë ky grupim nuk organizon thjesht interpretime të shërbesave por dhe përpiqet të ndikojë në çështje të të drejtave të njeriut siç janë ato të racës, apo se si këto probleme ndikojnë te zëri dhe trupi i grave afrikano-amerikane. Një sërë kishash në Nju Jork kanë nisur të udhëhiqen nga kjo metodë që po bën bashkë qindra persona.
Ata jo vetëm këndojnë bukur por dhe ndriçojnë problemet e grave me ngjyrë. Beyonce është kthyer në mitin e kësaj lëvizjeje. Këngëtarja njihet për lidhjen e saj me Kishën. Vetëm pak kohë më parë bashkë me bashkëshortin Jay-Z ajo bleu për 2,6 milionë dollarë, një kishë të shndërruar në shtëpi në New Orleans. Kisha ishte ndërtuar në vitin 1925, për t’u bërë shkollë baleti dhe së voni është kthyer në një shtëpi banimi me 1.000 metra katrorë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



