Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht 3 shtetas, për ushtrim të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Policia thotë se gjatë kontrollit në fshatin Gostimë, Cërrik, në një lokal në pronësi të shtetasit A. B., të cilin e kishin marrë me qira shtetasit E. B dhe E. H., kanë konstatuar se zhvillohej aktivitet i kundërligjshëm i lojërave të fatit.
Mësohet se janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
E. B., 29 vjeç dhe E. H., 35 vjeç, për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara”;
A. B., 47 vjeç, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojërat e fatit”;
Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 kompjutera që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



