Shpallen fituesit e Kolegjit profesional të lartë, i njohur si “Kolegji i Policisë”. Ministria e Brendshme ka shpallur listën e 349 fituesve që kanë kaluar të tri fazat e testimit atë psikologjik, fizik dhe me shkrim. Në këtë listë rezulton se fitues janë 35 femra gjithsej. Sipas njoftimi të gjithë fituesit duhet të paraqiten në Akademinë e Sigurisë në ditën e shtunë. Një muaj më në shtator u mbyll faza e dytë e konkurrimit për 1040 kandidatë që u përzgjodhën pas testimit me shkrim për Patrullë të Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Testimi fizik i kandidatëve u ndoq nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu. “Pranimi i 600 kandidatëve të rinj në Akademinë e Sigurisë është investimi më i madh që Policia e Shtetit bën në kapitalin e saj njerëzor. Do të pranohen 500 kandidatë, të cilët fillojnë në Patrullën e Përgjithshme dhe 100 kandidatë të tjerë, të cilët pasi kanë mbaruar Universitetin do të futen në Policinë Kriminale të vendit. Ky investim i rëndësishëm i Qeverisë, i Policisë së Shtetit është përpjekja më serioze e viteve të fundit për të rigjeneruar trupën e Policisë dhe për modernizimin e saj. Shoh me kënaqësi që kandidatët e paraqitur në këtë konkurrim janë mjaft të angazhuar, të motivuar, që japin shpresë të madhe për një hop të ri cilësor në aktivitetin e Policisë së Shtetit”, tha ministri i Brendshëm gjatë inspektimit.
Gazeta Si po boton listën e e plotë të kandidatë fitues që kanë kaluar të tre fazat e testimit atë më shkrim, fizik dhe psikologjik. Atë e gjeni në linkun e mëposhtëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




