Policia e Mirditës ka arrestuar 5 persona, pasi janë kapur me drogë gati për ta shitur, armë dhe municione.
Policia thotë se nga operacioni i koduar “Bulshar”, janë vënë në pranga shtetasit:
J. N .,28 vjeç, F. Rr., 27 vjeç, K. L., 29 vjeç, N. Rr., 28 vjeç dhe N. L., 59 vjeç, të gjithë banues në fshatin Bulshar, Mirditë.
Siç njofton policia, pas informacioneve të marra se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin po përgatisnin një sasi lënde narkotike në doza të vogla, për ta shpërndarë, kanë ushtruar kontroll në vendin ku ata qëndronin, një godinë e braktisur, në fshatin Bulshar dhe ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike.
Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit K. L. , u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov me 30 fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Fshehja e krimit” si edhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




