Lajme

I dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Durrës

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia thotë se në pranga ka përfunduar shtetasi Fation Xhezairi, 34 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë me qëllim ekstradimin drejt Italisë, pasi Gjykata e Ankona/Itali e ka dënuar atë me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë