Policia e Tiranës ka arrestuar 2 shtetas, në tentativë për të vjedhur një automjet.
Policia thotë se janë kapur në flagrancë shtetasit me inicialet V. K., 31 vjeç dhe E. H., 32 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Tiranë.
Ata janë kapur në tentativë për të vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit E. S., në rrugën “Mujo Ulqinaku”, në kryeqytet.
Nga hetimet dhe provat materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) është zbuluar se këta shtetas janë autorë të vjedhjes së një automjeti, edhe në muajin shtator, në rrugën “Bogdanët”.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, në ngarkim të shtetasve V. K dhe E. H.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.