Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona, të cilët qëlluan punonjësit e Policisë, duke kundërshtuar arrestimin.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte, pas një sherri mes disa personave në Shkozet.
Policia është njoftuar për ngjarjen dhe ka shkuar menjëherë te vendi ku ishte raportuar se po ziheshin disa persona mes tyre. Gjatë ndërhyrjes për të ndarë personat që po ziheshin, dy prej tyre kanë kundërshtuar punonjësit e policisë duke i goditur.
Mësohet se janë vënë në pranga shtetasit: M. H., 44 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, banues në lagjen Nr. 14, Durrës për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik, kryer në bashkëpunim”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




