Edhe pse Java e Modës në New York u mbajt më shumë se një muaj më parë, në shfaqjen “Gigi’s Playhouse Fashion how”; e cila u mbajt për herë të dytë këtë vit, kishte mjaft guxim. Shfaqja e cila u mbajt të mërkurën dha mundësi njerëzve me sindromën Down të shfaqnin talentet e tyre.
Gigi’s Playhouse është një qendër kombëtare edukimi dhe arritjesh, e cila përgatit njerëzit e rinj me sindromën Down, që nga foshnjat deri tek adoleshentët, të angazhohen më shumë në shtëpi, shkollë apo komunitet.
“Mendoj se është e qartë nga të gjithë modelet; që ishte një sukses i paparë, i cili miksoi dy kryqëzimet e jetës sime, që janë filantropia dhe moda”, tha Eileen McClary, drejtuesja e shfaqjes.
Laura Lyle, një modele 16 vjeçare, shkëlqente nga lumturia pas shfaqjes. “Ishte me të vërtetë qejf. U dashurova me të ecurën, duke i treguar të gjithëve veshjet dhe ndjej se ne po bëjmë një diferencë”, tha ajo.
Malik Jabbar, 15 vjeç, i cili modeloi vitin e kaluar, tha se disa nga pjesëmarrësit mund ta kenë gjetur të ardhmen e tyre. “Ne ecim përpara tyre, shohim fytyra të bukura që buzëqeshin drejt nesh”, tha ai. “Në të ardhmen, ne të gjithë do bëhemi top 10 modelet”.
Një festë pas shfaqjes ndihmoi në mbledhjen e parave për qendrën. Pas gjithë asaj pune që u desh të bëhej për eventin, McClary tha se e gjitha ja vlente kur shihje gjithë fytyrat e lumtura që ecnin drejt pasarelës.
“Kjo thjesht tregon fuqinë dhe përfshirjen e këtij komuniteti me sindromën Down, dhe mezi po pres të bëj më shumë gjëra me ta”, tha ajo.
“Për mua, kjo është një nga gjërat më frymëzuese në të cilat mund të marrësh pjesë…Gjithë këta modele janë disa nga njerëzit më të lumtur që kam takuar ndonjëherë. Dhe nëse ndonjëherë do të ndjesh gëzimin që ndjeu e gjithë salla, mund të bëhesh pjesë e kësaj”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)








Lini një Përgjigje