Sipas ‘Daily Mail’, kirurgu i kozmetikës Dr. Julian De Silva e ka deklaruar modelen Bella Hadid gruan më të bukur në botë duke u bazuar në shkencë pas matjeve të ‘Raportit të Artë’.
Por çfarë është ‘Raporti i Artë’?
Është një matje e perfeksionit fizik e zbuluar nga artistët dhe arkitektët e ‘Raportit të Artë’ të cilët e përdornin këtë gjatë Rilindjes Europiane për të matur veprat e tyre të artit.
Në vitin 2009, një profesoreshë e quajtur Kendra Schmid doli në “The Oprah Winfrey Show” për të diskutuar se si shkencëtarët e përdornin këtë formulë matematikore për të shpjeguar se pse disa njerëz konsiderohen të bukur dhe të tjerë më pak të bukur.
Për të nxjerrë raportin e saktë, fytyrës i bëhen matje dhe llogaritje. Schmid tha se në një fytyrë perfekte gjatësia e një veshi është e barabartë me gjatësinë e hundës dhe gjerësia e një syri është e barabartë me distancën mes dy syve.

Duke u bazuar në këtë gjë, De Silva e ka renditur modelen 23 vjeçare si më të bukurën, e ndjekur më pas nga Beyonce, Amber Heard dhe Ariana Grande.
Por bukuria ndodhet në sytë e fansave, sidomos kur fansat e Beyonces janë të përfshirë. Grupi i fansave të Beyonces nuk e priti aspak mirë faktin që ajo u rendit e dyta.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje