Çdo gjë është e mbipopulluar në këto kohë, ndaj pse të mos jetë dhe kostumi yt i Halloween-it? Për ata që nuk kanë asnjë ide se si të maskohen, kostumet më të kërkuara në Google mund t’ju ndihmojnë nëse ju duhet një zgjidhje e shpejtë.
Nëse vuan nga ‘coulrophobia’ ose ndryshe frika nga klounët, do të ishte më mirë të rrije në shtëpi këtë vit sepse kostumi i parë më i kërkuar ishte ai i Pennywise nga filmi i famshëm “It” dhe kostumet e klounëve zinin vendin e gjashtë në listë. Në vend të dytë është kostumi i shtrigës, i cili gjithmonë do mbetet një klasik.
Më poshtë janë 10 kostumet më të kërkuara të Halloween-it të nxjerra nga Google. Fatmirësisht, asnjë kostum fyes nuk është bërë trend, të paktën deri tani. Dhe kini parasysh që ka kostume për të gjithë, kostume për çifte, kostume për ata që janë vetëm, kostume të famshmish dhe kostume të frymëzuara nga kultura pop. Nuk është një justifikim që thjesht të hedhësh sipër një çarçaf të bardhë dhe ta quash veten një fantazmë në natën e Halloween-it.
Kostumi i Pennywise

Kostumi i Shtrigës

Kostumi i Spider-Man

Kostumi i dinosaurit

Kostumet nga filmi shumë i dashur nga adoleshentët “Descendants”

Kostumi i klounit

Kostume nga video-loja Fortnite

Kostumi i kukullës Chucky

Kthim në vitet 1980

Kostume njwbrirëshash

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje