Tirana është tronditur rreth orës 08:00 të kësaj të premteje nga shpërthimi i fuqishëm i një sasie të konsiderueshme lënde plasese të vendosur në automjetin e shtetasit me inicialet A.B.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si ish-Frigoriferi në rrugën “Ramazan Bogdani”. Makina tip “Mercedes Benz” ka shpërthyer sapo shtetasi A.B. ka hapur derën nga ana e shoferit. Fatmirësisht, nga shpërthimi as i zoti i makinës dhe persona të tjerë kalimtarë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Ajo që është e sigurtë deri më tani është se shpërthimi nuk ka qenë aksidental, pasi grupi hetimor ka identifikuar në rrënojat e lëna pas shpërthimit gjurmë lënde plasëse.
Mbetet për t’u zbardhur nga hetimet në vazhdim nëse bëhet fjalë për një atentat të dështuar, apo për një sulm të mirëmenduar për t’i dërguar një sinjal shënjestrës së sulmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.