Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në fshatin Pashalli të Urës Vajgurore në Berat.
Mësohet se ka humbur jetën një 60-vjeçar.
Siç njofton policia, shtetasi me inicialet G.H, 60 vjeç, duke drejtuar mjetin zetor është përmbysur në një kanal kullues, ku për pasojë ka humbur jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për ngjarje aksidentale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




