Gjykata për Krime të Rënda ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg gjyqtarin Rolanda Hysi, i cili u arrestua pas publikimit të një videoje në emisionin investigativ “Stop”.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, gjyqtari Hysi përfiton ulje dhe do të vuajë 3 vite burg.
Gjithashtu i hiqet e drejta e funksioneve publike për 5 vite. Ndërkohë, Prokuroria kishte kërkuar në pretencë 4 vite burg.
Hysi kërkonte favore seksuale si dhe mori ryshfet nga një grua, e cila ishte në gjyq për të marrë kujdestarinë e fëmijës. Psikologia Elona Meçani dyshohet se bënte rolin e sekseres.
Gruaja ishte divorcuar dhe kërkonte kujdestarinë e fëmijës, çështje kjo e cila ishte në dorë të gjyqtarit Hysi.
Gjyqtari akuzohet për “Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si dhe për “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm të funksionarëve”.
Gjyqtari i Shkallës së Parë në Fierit u arrestua më 9 janar 2019.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




