Lajme

Jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, dy të arrestuar në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 2 shtetas, pasi jepnin ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt parave.
Mësohet se në bashkëpunim mes tyre, këta shtetas po transportonin ilegalisht katër marokenë për në Malin e Zi.
Policia bën me dije se si rezultat i operacionit “Golemi”, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
G. N., 41 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, Malësi e Madhe.
V. Y., 53 vjeç, banuese në Shkodër.
Siç njofton policia, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në fshatin Golem, këta shtetas u kapën në flagrancë, duke transportuar me automjetin që drejtohej nga shtetasja V. Y., 4 shtetas me shtetësi dhe kombësi marokene, të cilët kishin destinacion Malin e Zi, e më pas vendet e BE-së (Italinë).
Nga veprimet e para hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin shtetas të vendeve të treta, i strehonin në banesa të ndryshme e më pas i transportonin për në Mal të Zi, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit” në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë