Ish-drejtori i ALUIZNI-t në Elbasan do të procedohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet për falsifikim të vulave dhe stampave dhe shpërdorim detyre.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin A. L., 36 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish-Drejtor i ALUIZNI-t në Elbasan. Mbi të rëndojnë veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ky shtetas në vitin 2015 ka dhënë leje legalizimi për një banesë në kundërshtim me ligjin.
Po ashtu është proceduar penalisht edhe shtetasi G. B., 33 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Fshehja të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi në aktivitetin e tij privat punonte pa dokumentacionin përkatës.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




