Lajme

Kokainë me vlerë 20 mijë euro, shqiptarët nën prangat e policisë italiane

Gjatë ditës së djeshme, dy shqiptarë kanë rënë nën prangat e policisë italiane, për shkak se akuzohen për trafikim droge.
Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i tyre u bë në zonën e Perugias dhe u sekuestruan drogë me vlerë rreth 20 mijë euro. Gjatë kontrrollit që është kryer në shtëpinë e njërit prej shqiptarëve, janë gjetur kokainë e paketuar në qese të vogla, një peshore, 4 mijë e 292 euro dhe 2 telefona celularë. Dy të arrestuarit u mbajtën në komisariatin e Perugias dhe pas zhvillimit të seancës së parë gjygjësore u urdhërua dërgimi në burg i shqiptarëve, ndërkohë ata janë në pritje të dënimit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë