Lajme

Gjykata liron tre banorët e Astirit

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për tre banorët e arrestuar në datë 11 tetor në zonën e Unazës së Re në kryeqytet. Për ta është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Eduard Ferhati, Tomor Gjata dhe Ruzhdi Daci janë shtetasit e liruar nga qelia.
Vendimi u prit me duartrokitje nga banorët që ishin mbledhur para gjykatës në mbështetje të te arrestuarve.
Sipas avokatit Daci, ishte një vendim i drejtë, pasi mungonin provat për ta.
“Ishte një vendim i drejtë, nuk kishte prova për banorët e arrestuar në Unazën e Re”, u shpreh avokati Jordan Daci për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë