Në Brigjet e lumit Buna, janë ngritur grupe punë për pastrimin e zonës, pasi nga ndotja e tepërt janë konstatuar shpendë dhe kafshë të ngordhura. Një grup pune nga agjencia e zonave të mbrojtura, inspektoriati veterinar dhe përfaqësues nga bashkia e Shkodërës nën drejtimin e prefekturës së këtij qarku, po pastrojnë lumin dhe kanë groposur sipas të gjitha kushteve higjenike një sasi të konsiderueshme pulash të ngordhura.

Në deklaratën e tij për mediat ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi është shprehur se ajo c’ka ka ndodhur është një krim mjedisor dhe dënohet sipas Kodit Penal. Ministri shpjegoi se kanë filluar hetimet për gjetjen shkaktarëve të këtij krimi dhe paralajmëroi bizneset dhe qytetarët të tregohen të kujdesshëm me trajtimin e mbetjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




