Lajme

Shpërndarje dhe konsumim droge, nën pranga 25 vjeçari

Policia e Durrësit ka vënë nën pranga shtetasin me iniciale E.K, 25 vjeç, pasi dyshohet se konsumonte dhe shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës. Policia ka bërë me dije gjithashtu se u procedua në gjendje të lirë edhe pronari I lokalit, shtetasi me iniciale S.M, 27 vjec. Sipas specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në Policin e Durrësit,informacione të ndryshme kanë treguar se në zonën e Shkozetit, janë përshtatur locale të tillë, ku konsumohen dhe shpërndahen lëndë narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë