Lajme

Jorida Tabaku: Shqiptarët duhet t’i japin drejtim vendit

Jorida Tabaku, ish deputetja e Partisë Demokratike, ka reaguar sot, për sa i përket ligjit mbi Korporatën e Investimeve. Ajo citoi Bankën Botërore teksa ka shkruar se shqetësimet e Bankës Botërore, janë shumë korrekte dhe përjashton disa ligje në Parlament, të cilat ajo i përkufizon si hajdutëri.

“Nuk ka gjë më të rëndë për një shtet se sa shndërrimi i pushtetit legjislativ në një noter që voton dhe firmos çfarë t’i shkojë në mendje qeverisë apo pronarëve të ministrave (pra oligarkëve). Gjithsesi përpara disa ditësh parlamentarizmi shkoi edhe më poshtë, pasi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutua projekt-ligji i famshëm i Korporatës së Investimeve Shqiptare,” shkruan ajo në postimin e saj.

Më tej Tabaku ka cilësuar se problem në lidhje me mandatin e zgjeruar dhe portofolin e madh institucional, që ka KISH e cila është edhe menaxhere pronash, edhe pronare por edhe investitorë nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje logjike dhe ligjore. Ajo ka cilësuar se Shqiptarët duhet t’i japin drejtim vendit dhe zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja mundësi.

Një parlament-noter është ëndrra e çdo trafikanti dhe oligarku madje e çdo qeveritari që shqiptarët i përdor për t’i mjelë kursimet e për t’i ndarë kursimet e tyre me monopolet dhe oligarkët e tenderëve.
Prandaj nuk mund të pritet më asgjë, as taksa më të ulëta, as më shumë shërbime, as më pak informalitet, as ligje më të drejta dhe as konkurrencë!
Misioni e funksioni i këtij parlamenti ka përfunduar!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë