Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi kundërshtoi dhe kanosi punonjësit e policisë të forcave të posaçme “Shqiponja”.
Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi: S. S., 37 vjeç , banues në Elbasan.
Siç njofton policia, arrestimi i tij u bë pasi në bulevardin “Aqif Pasha”, Elbasan, 37-vjeçari kishte parkuar mjetin e tij duke u bërë pengesë për qarkullimin e mjeteve të tjera.
Ai ka kundërshtuar dhe kanosur me fjalë punonjësit e policisë të forcave të posaçme “Shqiponja”, të cilët e kishin konstatuar mjetin por hasën rezistencë nga drejtuesi i mjetit, pasi nuk iu bind urdhrit për të lëvizur mjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




