Tre orë pas mbylljes së qendrave të votimit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur të publikojë rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Nga mbi 43 për qind e votave të numra nga Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 25. 21 për qind të votave, pasur nga Lëvizja Vetëvendosje me 24.32 për qind.
Partia Demokratike të Kosovës ka 22.62 për qind të votave, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate 12.66 për qind, Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë 5.53 për qind.
Nga ana tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka sinjalizuar një nisjen e bisedimeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Deputeti i VV-së, Glauk Konjufca ka paralajmëruar mundësinë e një koalicioni paszgjedhor me LDK-nq për krijimin e qeverisë së re të vendit.
“Të dhënat tona tregojnë që Lëvizja Vetëvendosje është e para dhe i ka fituar këto zgjedhje. Shprehim edhe urimin tonë për vendin e dytë që e ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës, me të cilën mendoj që do ta bëjmë një qeveri shumë të mirë për Republikën e Kosovës”, ka thënë Konjufca.
Nga ana tjetër në një konferencë shtypi sonte, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç lavdëroi partinë e Listës Srpska të mbështetur nga Beogradi, e cila sipas tij, fitoi 98 për qind të të gjithë votave në Mitrovicën e Veriut, dhe mbi 90 për qind në të gjitha komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.
“Lista Srpska ka korrur fitoren më bindëse në historinë e saj. Kjo është një nga fitoret e mia të preferuara, sepse ajo ndodhi në kushtet më të vështira, “tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




