Lajme

Aksident në Lezhë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një 29-vjeçari ka ndodhur në Lezhë, në aksin Lezhë – Shëngjin.
Policia bën me dije se shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Lezhë, ka aksidentuar një këmbësor me inicialet F.P. 29 vjeç, banues në Tropojë, i cili për pasojë ka humbur jetën.
29-vjeçari mëosohet se ka humbur jetën rrugës për në spitalin e Lezhës.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë