Lajme

Reforma Zgjedhore, Basha publikon 5 kushtet dhe kërkon mendimin e qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar propozimet e opozitës së bashkuar për procesin e Reformës Zgjedhore. Në një postim në facebook, Basha shkruan se Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë Zgjedhore, që do të nisë nga konsultimi me qytetarët. "Shqipëria ka nevojë për një Reformë të vërtetë zgjedhore të hartuar me transparencë dhe të konsultuar me qytetarët dhe të gjitha grupet e interesit. Reforma Zgjedhore kërkon vullnet të pastër politik për tu realizuar dhe zbatuar. Në respekt të transparencës, ky eshtë propozimi i Opozitës së Bashkuar për Reformën Zgjedore. Dëshiroj që konsultimi të nisë me JU! Ndaj ju ftoj të ndani me mua mendimet dhe sugjerimet tuaja", shkruan kryedemokrati.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/2661113243939840


Plaftorma e opozitës i është dërguar mazhorancës nga ana e opozitës. Ajo u bë prezent në tryezën që organizoi OSBE-ja për reformën zgjedhore, ku të pranishëm ishin tre përfaqësues të opozitës së bashkuar, Ivi Kaso i PD-së, Arjan Madhi i PR-së dhe Muharrem Caka i LSI-së.
Opozita kërkon krijimin e një grupi të posaçëm ku të drejtohet nga ajo dhe PS, e që reforma të realizohet nën monitorimin e ndërkombëtarët, me përfaqësuesit e OSBE-së, BE-së dhe SHBA-së.
Ky propozim i paraqitur nga opozita është refuzuar deri më tani nga ana e mazhorancës, e cila thekson se nuk mund të shmangin institucionet, komisonin e ngritur për reformën zgjedhore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë