Lajme

OSHEE: Zonat ku do ndërpritet energjia elektrike më 4-5 tetor

OSHEE njofton se në datat 4-5 tetor do të stakohet energjia elektrike në disa zona të kryeqytetit. Stakimi i energjisë elektrike do të ndodhë për shkak të rikonstruksionit të kabinave në Tiranë.
“Në vijim të investimit për rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet, në datat 4-5 tetor do të stakohet energjia në disa zona në Tiranë”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
Më 4 tetor, ora 09:00-15:00 do të stakohet energjia në rruga “Sadik Petrela”, rruga “Kristo Dako”, rruga “Hoxha Tahsim”, rruga “Arkitekt Sinani”, rruga “Besim Daja”, rruga “Ibrahim Buzhiqi”.
Në orën 14:00-16:00 në rrugën “Naim Frashëri”, rrugën “Vëllezërit Manasterli”.
Në orën 12:00-14:00 në rrugën “Halim Xhelo” pjesërisht, pranë Bllokut të Ambasadave.
Ndërsa më 5 tetor, në orën 09:00- 15:00, në rrugën “Mine Peza”, rruga “Fortuzi”.
Në orën 12:00 -15:00, në rrugën e Kavajës pjesërisht, rruga “Shyqyri Bërxolli” pjesërisht, te Ministria e Emigracionit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë