Lajme

Denoncohet nga qytetari, në pranga shpërndarësi i drogës në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi shpërndante lëndë narkotike.
Arrestimi i tij ka ardhur pas denoncimit të një qytetari.
Policia bën me dije se ka arrestuar në flagrancë shtetasin L. H., 32 vjeç, banues në Durrës.
Mbi të rëndojnë veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Gjatë kontrollit fizik, 32-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale doza dhe grirëse lënde narkotike, armë e ftohtë (thikë) dhe vlera monetare (euro), të dyshuara të falsifikuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë