Lajme

Sekuestrohen 13 mln euro nga kokaina në Holandë, edhe shqiptarë të përfshirë

Një shumë rekord prej 13 milionë eurosh të ardhura nga trafiku i kokainës është sekuestruar në Holandë, në Amsterdam. Një mega-operacion, që pas hetimeve ka sjellë arrestimin e 7 personave të përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, që duket se në qendër ka pasur një grup klumbianësh.

Sipas medieve holandeze, mes të arrtestuarve ka edhe shqiptarë, por nuk jepen detaje konkrete për identitetin e tyre. Po ashtu, është prangosur në Amsterdam një grua kolumbiane, 52 vjeç, si dhe shtetas nga Zelanda e Re dhe Maroku.

Shuma e 13 milionë eurove u gjet në një banesë dhe operacioni ka bërë bujë në Holandë. Shefi i policisë në Amsterdam, Dutilh, u shpreh: “Kemi përfunduar me sukses një operacion për sekuestrimin e një prej sasive më të mëdha të parave që vijnë nga trafiku i drogës, ndërkohë që janë arrestuar 7 persona. Rrjeti mendohet se është më i madh dhe po punohet për ndalimin e personave të tjerë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë