Policia e Shkodrës ka ndaluar një shtetas me qëllim ekstradimi, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin G. N., 34 vjeç, banues në Rubik, Rrëshen.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, gjatë përpunimit të dokumentacionit të shtetasve në dalje të Republikës së Shqipërisë është konstatuar se shtetasi G. N, rezultonte person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata Bergamo/Itali, kishte lëshuar urdhër arresti datë 20.06.2019 për veprën penale “Vjedhje”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




