Lajme

Vodhën dyqanin, vihen në pranga tre të rinj në Kavajë

Policia e Kavajës ka vënë në pranga tre shtetas, pasi akuzohen për vjedhje parash në një dyqan ushqimor. Ndërsa kanë tentuar të largohen, janë kapur nga policia.
Mësohet se në pranga kanë përfunduar shtetasit:
A. B., 18 vjeç, A. A., 17 vjeç, E. Xh., 15 vjeç, të gjithë banues në Durrës.
Siç njofton policia, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, pasi kanë hapur me forcë dhe kanë thyer derën e dyqanit ushqimor të shtetasit B. T., kanë hyrë brenda dhe kanë vjedhur një sasi lekësh.
Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar shuma e lekëve të vjedhura në dyqanin ushqimor të shtetasit B. T., një pistoletë zhurmuese dhe sendet e përdorura nga autorët për vjedhjen e dyqanit.
Po ashtu janë zbardhur edhe dy vjedhje të tjera, të kryera nga këta shtetas gjatë muajit shtator në Kavajë.
Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë