Lajme

Shpërndanin lëndë narkotike, arrestohen 4 persona në Tiranë

Në sajë të operacionit policor “Bulevardi”, Policia e Tiranës ka goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza dhe ka vënë në pranga 4 shtetas. Ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për “Moskallëzim krimi”.
Policia bën me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
F. T., 22 vjeç, A. C., 16 vjeç, dhe E. D., 18 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, të cilët u kapën në flagrancë me doza lënde narkotike të dyshuar kanabis. Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë për “Moskallëzim krimi” dhe 2 shtetas.
Gjatë kontrollit në banesat e shtetasve të arrestuar policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 301 doza me lëndë narkotike të dyshuar kanabis, dorezë metalike, fishekë luftarakë dhe 1 pistoletë lodër.
Po në vijim të operacionit është arrestuar në flagrancë dhe një tjetër shtetas, L. F., 19 vjeç, pasi në rrugën “Pjetër Dungu”, gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 19 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 3 shtetas për “Moskallëzim krimi” .
Materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë