Dy ditë pas një njoftimi në faqen e ueb-it dhe facebook, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Nervina Sinani doli me zë dhe figurë për të folur para medieve për ilaçin me përmbajtje kancerogjene. Ajo tha se janë marrë masa shtesë për parandalimin e mundshëm të medikamentit dhe kërkoi tërheqjen nga tregu të të gjitha prodhimeve me përmbajtje të “Ratididinës” aktive.
Gjithashtu, në deklaratën e saj drejtoresha e Agjencisë së Barnave ka shtuar se kërkon nga të gjitha institucionet shëndetësore që të mos e përdorin këtë medikament gjatë trajtimeve dhe distributorët farmaceutikë ta tërheqin menjëherë nga tregu.
“Në të njëjtën kohë Agjenica ka nisur kontrollet e menjëhershme tek subjektet farmaceutike si dhe farmacitë e rrjetit të hapur për zbatimin e këtij njoftimi. Në rast konstatimi të tregtimit të këtij bari, ndaj subjekteve do të merren masa sipas ligjeve të Republikës së Shqipërisë,” thuhet më tej në njoftimin e Agjencisë.
Ditët e fundit Fondacioni Amerikan i Ilaçeve dhe Ushqimeve dhe Agjencia Europiane e Barnave, njoftuan se “Ranitidina” ka një përbërës kancerogjen dhe nuk duhet përdorur nga pacientet për dhimbjet e stomakut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.