Lajme

Aksioni anti-informalitet, Doganat bllokojnë 1.6 milionë litra gaz

Doganat kanë bllokuar 1.6 milionë litra gaz të lëngshëm pasi subjekti që i tregtonte është konstatuar me shmangie cilësore, shmangie të procedurave dhe detyrime ndaj shtetit.
Lajmin e ka bërë me dije drejtori i Doganave, Arlind Gjokutaj që ka inspektuar kontrollet në terren në kuadër të operacionit “Stop informalitetit’.
Pas kontrollit dhe konstatimit për shkeljet, janë bllokuar 1.6 milionë litra gaz një subjekti me 350 mijë euro detyrim ndaj shtetit. Mësohet se në këtë rast ishte shmangur pagesa e akcizës, ndërkohë që gazi kishte probleme dhe mangësi të parametrave cilësorë dhe të dokumentacionit.
“Subjekti është konstatuar me mangësi të parametrave cilësorë dhe të parametrave teknikë. Po kështu subjekti nuk ka paguar detyrimet e akcizës, në vlerën 350 mijë euro”, deklaroi Gjokutaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë