Presidenti Meta duke u bazuar në një shkrim për të rinjtë që duan të ikin nga Shqipëria, jep një mesazh të fortë përmes rrjeteve sociale.
Meta shkruan se sfida më e madhe është ndalimi i shpopullimi të Shqipërisë.
“Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë mbetet sfida më e madhe që kërkon reflektim urgjent!”, shkruan presidenti Meta në “Facebook”.
Mesazhi i presidentit i referohet një ankete të fondacionit gjerman Friedrich Ebert për Edukimin e të rinjve në Europën Juglindore që u publikua këto ditë, 285 mijë shqiptarë planifikojnë të ikin nga vendi në vitet në vijim, shumica prej të cilëve janë të rinj.
Si numër, shqiptarët janë të dytët që duan të ikin, pas rumunëve (358 mijë), por në raport me totalin e të rinjve që duan të emigrojmë zëmë rekord, me 40% të të rinjve që preferojnë të largohen nga vendi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




