Policia e Pogradecit ka vënë në pranga një 26-vjeçar me banim në Tiranë, i cili transportonte 24 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, kundrejt parave.
Policia bën me dije se është arrestuar në flagrancë shtetasi E. D., 26 vjeç, banues në Tiranë.
26-vjeçari u kap nga pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq”, në fshatin Memëlisht, duke transportuar me mjetin tip “Furgon”, në drejtim të Tiranës, 24 shtetas të huaj.
Policia po punon për gjetjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




