Lajme

Vlorë, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

Trupi i pajetë i peshkatarit që u zhduk dje në Vlorë, është gjetur mëngjesin e sotëm nga palombarët e Forcës Detare.
Ministria e Mbrojtjes njofton se trupi është gjetur 20 metra larg bregut.
“Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit për peshkatarin e zhdukur dje.
Shtetasi M. A., 60 vjeç, i veshur me kostumin e zhytjes u gjet në thellësinë 5 metra nga palombarët e Forcës Detare”, njofton Ministria e Mbrojtjes.
Peshkatari 60-vjeçar u zhduk mbrëmjen e kaluar pranë vendit të quajtur “Raguna 1” në Karaburun ku kishte hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive.
Pas njoftimit të familjarëve nisën kërkimet nga Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë