Lajme

Ambasada e SHBA: Do të zhvillohen ushtrime stërvitore me rastin e tërmetit

Pas situatës së krijuar nga lëkundjet e forta të tërmeteve gjatë fundjavës në vendin tonë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti.
Sipas tyre është pjesë e ushtrimeve stërvitore që zhvillojnë gjatë vitit.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara do të zhvillojë një ushtrim stërvitor për reagimin në rast tërmeti. Ai është pjesë e ushtrimeve stërvitore që zhvillojmë përgjatë vitit”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

https://www.facebook.com/usembassytirana/photos/a.446371155837/10156684948315838/?type=3&theater

Shqipëria u shkund pasditen e së shtunës nga tërmeti i magnitudës 5.8 të shkallës Rihter me epiqendër në detin Adriatik. Ai e kishte epiqendrën 13 km në veri të Durrësit, por u ndje në të gjithë qytetet e vendit.
Ndërkohë, qytetarët kanë nxituar të dalin nga banesat për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë