Lajme

Kapen 184 “Iphone” e “Samsung” kontrabandë në Rinas, në pranga poseduesi i celularëve

Autoritetet doganore kanë kapur në Rinas 184 celularë kontrabandë.
Siç thuhet në njoftim, gjatë kontrollit të ushtruar në terminalin e pasagjerëve në Rinas të linjës Stamboll-Tiranë të kompanisë ajrore “Pegasus Air”, u konstatuan një sasi prej 184 celularësh të markave “Iphone” dhe “Samsung” pa deklaruar nga shtetasi K. B.
Sasia e padeklaruar është sekuestruar dhe shtetasi në fjalë është vënë në pranga për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”.
Vlera e detyrimit doganor të shmangur dhe penaliteti kapin një vlerë prej 3 185 364 lekë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë