Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-kampionin e mundjes, Elis Guri, duke e lënë atë të lirë.
Krimet e Rënda kanë caktuar masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, duke pranuar kështu kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ish-kampioni shkodran Elis Guri u arrestua në kuadër të operacionit policor “Vol-Vo 4”.
Ai akuzohet nga Prokuroria për Krime të Rënda për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, si dhe “Trafikim i narkotikëve”.
Operacioni “VOL-VO 4” u zhvillua në 12 qytete, nga Hasi deri në Sarandë, dhe janë goditur anëtarë nga 4 grupe të skeduara kriminale, në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.