Lojëra me Dore

Novak Gjokoviç mbledh patate në Serbi

Në pritje të rikuperimit të plotë dhe rikthimit në fushë, numri 1 i tenisit botëror, i është dedikuar agrikulturës. Novak Gjokoviç është bërë bujk për një ditë në vendin e tij, në Serbi. Tenisti që udhëheq renditjen aktuale ka publikuar në profilin e tij në Instagram foto, ku ai shfaqet duke mbledhur patate, duke i bërë fansat e tij kudo në botë të qeshin.

"Jam shumë i lumtur për këtë eksperiencë në Brzeçe, - shkruan Gjokoviç. – Këta njerëz janë shumë të sjellshëm, të sinqertë dhe punëtorë të mëdhenj. Jam sinqerisht shumë i lumtur që kam përjetuar sërish disa kujtime të fëmijërisë. Kam takuar njerëz që bëjnë pjesë në periudhën time të rritjes dhe që më kanë ndihmuar të bëhem tenist. U jam shumë mirënjohës dhe ndihem i privilegjuar që kam marrë patate gratis si çmim për punën time këtë ditë”.

Tenisi serb ka vuajtur kohët e fundit nga një dëmtim në shpatull, që e ka privuar nga aktivitetet zyrtare dhe ka përfituar nga koha e lirë për të kujtuar fëmijërinë e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë