Ambasada Amerikane e vlerëson shkurajues dënimin e Saimir Tahirit vetëm për shpërdorim të detyrës, duke patur parasysh akuzat e ngritura nga prokuroria për të.
“Dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse”, thotë Ambasada Amerikane përmes një reagimi të shkurtër në rrjetet sociale.
Megjithatë, përfaqësia diplomatike amerikane e sheh si pozitiv faktin që Tahiri u gjet fajtor. Kjo, sipas ambasadës tregon pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimi i fundit të pandëshkueshmërisë për personat me pushtet.
Përfaqësues të Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë ndjekur thuajse ëdo seancë të procesit gjyqësor të Saimir Tahirit dhe në këtë reagim të parë të SHBA pas vendimit të gjykatës, përsëritet mbështetja për reformën në drejtësi.
Britania e Madhe: Dështimi në vendim, ngre pikëpyetje
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë pati një reagim në lidhje me vendimin e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm. Ambasadori Duncan Norman me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se “vendimi mbi Saimir Tahirin tregon se sistemi gjyqësor në Shqipëri po maturohet”. Por ashtu edhe si edhe ambasada amerikane, diplomati britanike shpreh shqetësimin për natyrën e dhënies së vendimit. “Por dështimi për ta dënuar me akuzat me të rënda ngre pikëpyetje mbi çështjen edhe tregon rëndësinë për t’i shkruar deri në fund reformës në drejtësi”, shkruan diplomati britanik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.