Në sajë të operacionit policor “Biçikleta”, policia e Korçës ka vënë në pranga tre adoleshentë, të cilët akuzohen për vjedhje banesash.
Policia bën me dije se janë vënë në pranga shtetasit:
S. Sh, 18 vjeç, banues në Pogradec, R. Sh, 16 vjeç, banues në Korçë dhe D. H, 16 vjeç po nga Korça. Ata akuzohen për të paktën 10 vjedhje nëpër banesa.
Të rinjtë vidhnin kryesisht biçikleta, por edhe vegla pune si dhe paratë që gjenin nëpër banesat ku futeshin për grabitje.
Policia u ka gjetur dhe sekuestruar 10 biçikleta, të cilat pasi u vodhën nga autorët, janë shitur në qytetet e Korçës dhe Pogradecit.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim, më shumë se njëherë” parashikuar nga neni 134/2 dhe 25 i Kodit Penal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.