Lajme

Kultivim narkotikësh në Fushë-Krujë, 8 në pranga dhe 3 në kërkim

Policia e Fushë-Krujës ka goditur dy raste kultivimi të lëndëve narkotike. Mësohet se janë vënë në pranga 8 shtetas, ndërkohë që 3 të tjerë janë shpallur në kërkim si dhe është proceduar kryeplaku i fshatit Gramëz.
Përmes operacioneve të koduara “Arrameras 3” dhe “Gramëz 2”, është bërë e mundur sekuestrimi në total i 350 bimëve Cannabis Sativa, 9 kg boçe Cannabis Sativa si dhe municion luftarak.
Policia bën me dije se kanë rënë shtetasit E. S., 32 vjeç, banues në Arramerras, Fushë – Krujë; Y. S., 27 vjeç, banues në Arrameras, Fushë – Krujë; A. C., 26 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; R. C., 34 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; Gj. C., 46 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; G. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; Gj. S., 32 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë; L. S., 50 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim A. S., 50 vjeç , Sh. S., 40 vjeç dhe K. S., 46 vjeç,.
Ndërkohë, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” shtetasi Gj. L., 53 vjeç, banues në Gramëz, Fushë – Krujë, kryeplaku i fshatit Gramëz.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë