Lajme

Bie në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë i riu në Theth

Një person ka humbur jetën këtë të premte në Theth, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës në Theth dhe viktimë ka mbetur një 23-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
I riu, një punëtor, ka qenë duke shkarkuar tulla, në momentin që ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po punon për zbardhjen e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë