Lajme

Aksident në Fier, përplasen katër makina, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku si pasojë janë përplasur 4 automjete, ndërsa i plagosur ka mbetur një person që po udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramiz Aranitasi”.
Siç njofton policia, në aksident janë përfshirë tri automjete Benz dhe një Toyota.
Njërës prej makinave “Benz” me targa AA 821 NI i ka prerë rrugën një tjetër makinë me targa AA 710 GC. Ky i fundit ka devijuar duke kaluar në krahun tjetër të rrugës, duke përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë.
Ndërsa dy makinat e tjera ishin të parkuara. I plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë